LAJMI I FUNDIT:

Shtëpitë e vjetra të një qyteti italian shiten nga një euro, blerësit duhet t’i renovojnë brenda tri vitesh ose do t’ju merren sërish (Foto)

Shtëpitë e vjetra të një qyteti italian shiten nga një euro, blerësit duhet t’i renovojnë brenda tri vitesh ose do t’ju merren sërish (Foto)

Mund të tingëllojë shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por të gjitha 500 shtëpitë e një qyteti italian, do të kushtojnë nga vetëm një euro.

Mussomeli është një qytet në Sicili, që i ka vënë 100 shtëpi në shitje, për nga vetëm një euro, ndërsa së shpejti në treg do të jenë edhe 400 tjera që kanë mbetur, transmeton Telegrafi.


Disa nga shtëpitë janë shumë të vogla, por kanë shumë dhoma dhe pamje të mahnitshme të peizazhit të regjionit. Mirëpo, çmimi simbolik është vetëm fillimi, sepse ka kushte për këtë ofertë.

Blerësi i ri, duhet t’i renovojë brenda tri vitesh, pasi që do t’ju merret sërish, nëse nuk i kryen punimet në fazat e parapara dhe duhet të paguajë tëtë mijë euro tjera.

Renovimi për një metër katror kushton rreth 100 euro, ndërsa katër mijë deri në gjashtë mijë euro duhet të paguhen për mbikëqyrësin e punimeve. Arkitektët lokal janë profesionistë dhe të gatshëm të ndihmojnë, ndërsa pronarët e rinj kanë mundësi të angazhojnë edhe të arkitektë të huajë.

Kjo qytezë që është dy orë vozitje larg Palermos, ka në afërsi shpella bizantine, kështjella mesjetare dhe disa kisha të vjetra, për ta bërë ofertën edhe më të lakmueshme. Vendimi i udhëheqësve lokal, ka ardhur pas brakisjes së zonës nga banorët, të cilët duan të jetojnë në qendra më të zhvilluara urbane.

Të njëjtin sistem e ka përdorur edhe regjioni Barbagia në Itali, që e populloi një zonë të braktisur në të njëjtën formë. Kompletimi i shtëpive, deri në pranimin e suksesshëm nga inspektorët, pronarëve që i blenë nga një euro, ia ka kushtuar rreth 30 mijë euro. /Telegrafi/