Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot ishte për vizitë në fshatin Lepinë të komunës së Graçanicës.
Gjatë qëndrimit të saj në pronën e fermerit Nikola Zivkoviq, ministrja Ziviq tha se nëpërmjet këtyre vizitave në terren synojmë t’i motivojmë fermerët që të vazhdojnë edhe më tej t’i përkushtohen bujqësisë dhe t’i inkurajojmë ata që të aplikojnë në projektet që MBPZHR është duke i realizuar.
Në fjalën e saj, ministrja Ziviq tha se për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që bashkërisht të japim kontributin tonë që kësaj pasurie që e kemi, t’ia kthejmë dinjitetin dhe pastaj ta vëmë në binaret e mirëfilltë të zhvillimit.
Ndërkaq, fermeri Zivkoviq tha se është shumë i kënaqur me vizitën që sot ia bëri fermës së tij ministrja Ziviq me bashkëpunëtorë dhe tha vizita e tillë për neve është një përkrahje dhe motiv në punën e mëtutjeshme.
Ndryshe, Zivkoviq kultivon 10 hektarë tokë bujqësore ku përvitshëm e mbjellë me drithëra të bardha, si grurë dhe misër, prej të cilave 4 hektarë i ka në pronësi të tij, ndërsa 6 hektarë tjerë i ka të marrë me qira. Gjithashtu, fermeri në fjalë posedon edhe fermën në të cilën mbanë edhe 15 krerë gjedhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'