LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov do të mbrohet në liri, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

Mijallkov do të mbrohet në liri, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov, do të mbrohet në liri.

Masa e arrestit shtëpiak prej 60 ditëve, e cila iu caktua në rastin “Titanik 2” ku Mijallkov u dënua me burg, i përfundon sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas ligjit, pas shqiptimit të aktgjykimit, gjykata mundet të shqiptojë paraburgim derisa aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, i njëjti nuk mund të vazhdohet më shumë se 60 ditë.

Aktgjykimi i ishte shqiptuar më 8 mars dhe pas 60 ditëve i njëjti nuk është i plotfuqishëm. Për t’u fuqizuar është e nevojshme që Gjykata e Apelit të vendos për ankesat e parashtruara.

Nga Gjykata Penale kanë njoftuar se me vendimin për heqjen e burgimit shtëpiak, Mijallkovit i janë shqiptuar masa kujdesi: i është marrë pasaporta, ka ndalesë që të lëshojë shtetin me letërnjoftim, mirëpo edhe që të lajmërohet njëherë në javë në gjykatë.

Kundër këtij vendimi të gjyqit, PSP posedon të drejtën e ankesës deri te Gjykata e Apelit.

Ndryshe, Mijallkov në rastin “Titanik 2” u dënua me 3 vjet e dy muaj heqje lirie.

Ky rast ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ndërsa edhe Menduh Thaçi u dënua me dy vjet burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori