LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vrasja e Fehmi Aganit ishte humbje e madhe për Kosovën

Kurti: Vrasja e Fehmi Aganit ishte humbje e madhe për Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën.

Kurti ka shtuar se injorimi i institucioneve të Kosovës për të zbardhur të vërtetën dhe për të sjellë drejtësinë për të, është i pafalshëm.

Postimi i plotë i Kurtit:


Akademik Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën. Injorimi i institucioneve të Kosovës për të zbardhur të vërtetën dhe për të sjellur drejtësinë për të, është i pafalshëm.
Kam marrë pjesë në një takim me Prof. Aganin në verën e vitit 1997 kur ai ishte nënkryetar i LDK-së e unë përfaqësues studentor në përgatitje të protestave paqësore. Po ashtu, kemi qenë bashkë në takim me ish ministrin e jashtëm gjerman Klaus Kinkel si dhe njëherë kemi udhëtuar bashkë teksa ktheheshim në Prishtinë pas vizitës në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd ku ishim takuar me z. Tony Lloyd, Ministër i Shtetit në Foreign and Commonëealth Office (FCO). Prof. Agani argumentonte drejt dhe përshkruante saktë gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovën e okupuar. Me durimin që ishte vëmendje dhe me qetësinë që ishte urtësi arsyetonte bindshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori