LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Rusi, numri të vdekurve arrin në 41 (Video)

Tragjedia në Rusi, numri të vdekurve arrin në 41 (Video)

Numri i viktimave në aksidentin në aterrim të një aeroplani në rusi ka rritur në 41, ndër ta edhe dy fëmijë. Aksidenti ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë. Aeroplani kishte gjithsej 73 pasagjerë në bord si dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas raportimeve të mediave ruse, aeroplani i cili u nis nga qyteti verior rus Murmansk u kaplua nga zjarri derisa ishte në ajër, dhe zjarri nuk ishte shkaktuar nga aterrimi i vrullshëm siq u raportua më herët.


Avioni në flakë, 13 të vdekur nga aksidenti i tmerrshëm në Rusi (Video)

Pas një zjarri të shpërthyer në bord, një aeroplan rus i udhëtarëve ka bërë ulje emergjente në një aeroport të Moskës.

Në raportimet e fundit të medieve ndërkombëtare, flasin për 13 të vdekur.

Një video- incizim që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si pasagjerët përdorin daljet e emergjencës për t’u larguar nga avioni.

Mësohet se aeroplani ishte nisur drejt qytetit Murmansk, ndërkaq nuk kishte shumë që ishte ngritur në ajër nga kryeqyteti rus, kur ekuipazhi lëshoi një sinjal alarmi.

Mësohet se në tentativën e parë për t’u ulur në tokë, avioni nuk kishte pasur sukses.

Në avion ndodheshin 78 pasagjerë, ndërkaq një pjesë arritën që të dilnin me shpejtësi, ndërsa të tjerët nuk arritën duke humbur jetën mes flakëve.

Ju sjellim videon ku shihet aterrimi i aeroplanit i gjithi në flakë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori