Një vajzë për shërimin e së cilës janë mbledhur të holla më shumë sesa asnjëherë më parë në histori. Vëllai dhe motra që janë ngjitur në majë të botës.
Furrtari i shqiptar i cili u shpërndau bukën e gojës të varfërve edhe pse për këtë u desh të paguajë një gjobë prej 300,000 kuna, policët të cilët emigrantëve të vegjël fëmijë ua ndërruan pelenat, një refugjat i varfër që sot është në krye të botës.
Këta janë njerëzit veprat e të cilëve ndryshuan Kroacinë në një farë mënyre. Mes tyre siç e quajnë kroatët është edhe “Azgani i mirë”, shqiptari i cili konsiderohet krenaria e Kroacisë.
Faqja e televizionit kroat “RTL” shkruan se ai ka thyer të gjitha stereotipet që për vite ekzistonin për shqiptarët, në këtë shtet. Së fundmi në gazetën sipas këtij artikulli ai është renditur në mesin e njerëzve më humanë në Kroaci.
Azgan Qenaj ndan bukën e gojës me të varfrit tash e 20 vjet. Në vitin 2009 u shpall krenaria e Kroacisë. Kjo nuk do të thoshte asgjë për shtetin që e detyroi të paguante gjoba për shpërndarjen falas të bukës së gojës, dikush duhej të paguante TVSH-në.
Furrtarin Azgan Qenaj nga Zagrebi prindërit e kishin rritur me bindjen se është mëkat të hidhet buka pasi që ajo mund ta ndihmojë dikë në nevojë. Kjo është arsyeja pse ai ka ofruar bukë falas për vite me radhë për këdo që ka nevojë. Ndonëse ishte dënuar nga inspektorët disa herë, ai kurrë nuk hoqi dorë nga njerzillëku i tij.
“Paguam 300,000 kuna për një dy muaj. Unë e di çfarë do të thotë të mos kesh, sidomos për bukën e gojës. Nuk e konsideroj veten hero, e bëj nga shpirti dhe nuk mendoj se nuk ka nevojë të më quajnë hero. Dëshiroj t’u ndihmoj njerëzve që nuk kanë dhe nuk bëj asgjë të veçantë. Ndaj bukën që nuk e shes … kështu që nuk do ta hedh atë”, tha Qenaj, transmeton reporteri.
Të moshuarit dhe njerëzit e varfër, çdo ditë e, fillojnë mëngjesin në furrën Roma në Treshenjivc të Zagrebit. Pronari, Azgan Qenaj me një buzëqeshje dhe fjalë të ngrohtë çdo ditë u dhuron falas bukën e djeshme.
“Bukën e ndaj që nga hapja e furrës. Unë nuk dua që ajo të përfundoj në plehra”, thotë Azgani. “Njerëzit janë të lumtur sepse edhe nëse nuk kanë, e dinë që nuk do të mbesin të uritur”, rrëfen ai.
Bashkë me Azganin janë renditur edhe disa njerëz tjerë të cilët në mënyrat e tyre kishin ndihmuar që Kroacia të bëhej më e mirë.
Ishte Kroacia e vitit 2015. Kriza më e madhe e refugjatëve goditi Evropën. Bashkë me mbrojtjen e kufirit, ata mbrojtën edhe të rinjtë. Imazhet e zyrtarëve policorë kroatë me fëmijët i ka parë e gjithë bota. Njëri prej tyre është edhe Sinisha, babai i katër fëmijëve.
“Emocionet ishin të përziera në herën e parë. Nuk e kuptonim as për çka bëhej fjalë. Ne ishim dëbuar nga vatrat tona, kemi humbur gjithçka, kështu që e dinim se si ndjehen. U kemi dhënë gjithçka, madje edhe zemrën tonë. Nuk ndihem dhe as nuk jam hero, mendoj se kam bërëgjithçka që kam mundur. Kur shihni fëmijë të vegjël … aty zemra e njeriut copëtohet”, tha Sinisha Kovaçeviq, një polic nga Srijemi i Vojvodinës.
Mes tyre është edhe futbollisti i famshëm Luka Modric, i cili kaloi shumë vështirësi në jetë përpara se të shijonte bukuritë e saj, shkruan Reporteri.net.
Kut ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij mori teposhtëzën kur gjyshi i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.
Por, pavarësisht vështirësive të tilla, kjo nuk e ndaloi djaloshin ambicioz që të bëhej një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe tani si 32 vjeçar, një superyll global.
Mila Ronçeviq, një vajzë që vuan nga leukemia ka treguar se sa zemër të madhe kanë njerëzit. Për trajtim e saj në Filadelfia, 38 milionë kuna u mblodh për një javë. “Faleminderit për gjithçka që ju keni përgjigjur lutjes sime në këtë numër kaq të madh. E shihni atë, këtu është. E gatshme për beteja të reja”, kishte thënë babai i Millës para nisjes për në Amerikë.
Gjashtë vjet para Millës ishte Nora. Nora Shitum, një luaneshë e vërtetë. Edhe ajo bëri të pamundurën. Në kohë rekorde, paratë u mblodhën për trajtimin e saj në të njëjtin spital. “Pak jemi të ngazëllyer, kjo është finalja, po çlirohem nga frenat kur shoh se gjithçka është bërë”, kishte thënë nëna e saj, më 7 shkurt 2013.
Për fat të keq, Nora nuk u kthye nga udhëtimi i saj, por emri i saj është shkruar në historinë e Kroacisë humane, shkruan Reporteri.net.
Kroacia nuk do ta harrojë kurrë tragjedinë e madhe të zjarrfikësit kroat. Për ta kujtuar këtë është i mbijetuari i vetëm Frane Luçiq. Por është simbol i padrejtësisë. Për këtë arsye zjarrfikësit u ngritën për të. Pas më shumë se 10 vitesh procesesh gjyqësore, shteti do ti paguajë Luçiq dëmshpërblimin prej 5,5 milionë kuna.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje