LAJMI I FUNDIT:

BIK uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

BIK uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Myfiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ane e mbanë botës për nisjen e agjërimit të muajit të Ramazanit.

Myftiu tha se në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshiron që të gjithë në këtë muaj të shenjtë të përjetojnë mirësitë e begatitë e tij.

“Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen”, tha Tërnava.


Ndryshe në mesnatën e sotme besimtarët myslimanë fillojnë edhe muajin e shenjtë të Ramazanit.

Urimi i plotë i Myftiut Naim Tërnava:

Nesër, besimtarët myslimanët anë e kënd botës nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, këtij adhurimi njëmujor, i cili për nga rëndësia, mësimet dhe objektivat është më shumë se thjesht një adhurim. Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë sonë Islame e të cilin e kanë trajtuar gjerësisht Kurani dhe Syneti. Andaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij.

Ne na ndajnë vetëm edhe disa orë nga fillimi i agjërimit të muajit të Ramazanit, muaji i mëshirës, i faljeve, i lutjeve, reflektimit, pendimit e shpëtimit. Muajin kur besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e ndaj familjes. Po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë. Muaj në të cilin edhe lutjet drejtuar Zotit pranohen më shumë, muajin e mirësive të panumërta.

Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.

Besimtari përmes agjërimit më së miri shpreh përkushtimin e tij, bindjen e tij, sinqeritetin e tij ndaj Krijuesit të Madhërishëm, të Cilit i përkushtohet me devocion e dëshirë të plotë, ngase agjërimi bëhet vetëm për Të, të bindur që Krijuesi do ta shpërblej në botën tjetër.

Për këtë Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë….. “.

Të nderuar besimtarë!

Ramazani është muaj më vlerë e rëndësi të veçantë për besimtarët myslimanë sepse në këtë muaj Allahu xh.sh., filloi zbritjen e Kuranit  te Muhamedi a.s., libër udhëzues të cilit kemi nevojë në vazhdimësi t’i referohemi për çdo nevojë, ngase kështu e përshkruan Kurani:

“Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata padyshim do të kenë shpërblim të madh”. (El-Isra, 9).

Andaj nga ne kërkohet që gjatë këtij muaji t’i shtojmë adhurimet tona, t’i shtojmë veprat e mira, të jemi më solidar e human, më social, më tolerant e mirëkuptues se gjatë muajve të tjerë, ngase edhe vet i Dërguari i Zotit Muhamedi a.s., gjatë Ramazanit shtonte ndjeshëm adhurimet e përkushtimet, ndihmën e solidaritetin me të tjerët.

Besimtarë të nderuar!

Vëllezër e motra!

Muaji i Ramazanit për ne përveç tjerash sjell edhe dy momente të veçanta syfyrin dhe iftarin, të cilat në kohën që po jetojmë marrin vlerë e rëndësi edhe më të madhe sepse na ofrojnë e bashkojnë edhe më shumë atëherë kur jemi të ulur pranë sofrës me të dashurit tanë.

Ramazani është muaji i mëshirës, rahmetit e solidaritetit, ndaj edhe gjatë këtij muaji ju ftoj që të lutemi që ky muaj i madh, posaçërisht me ibadetin e agjërimit, të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave e gjakderdhjeve në vatrat e krizës, e njerëzimi të jetoj në paqe e lumturi.

Po ashtu, në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit ftoj të gjithë faktorët tanë institucional që të ruajnë unitetin veprues në dobi të atdheut e qytetarëve tanë. Ftoj që të bëhet më shumë që shteti ynë të jetë vend ku mund të jetohet e punohet me dinjitet. E kemi për obligim që brezit të ri t’i sigurojmë perspektivë në vendin tonë e jo t’i bëjmë ata që të ikin nga vendi ynë në mungesë të perspektivës.

Të dashur besimtarë,

Vëllezër dhe motra!

Në fund, më lejoni t’iu uroj për ardhjen e këtij muaji të bekuar, të gjithë besimtarëve të besimit islam kudo që ata gjenden në Kosovë e brenda trojeve tona etnike, si dhe mërgatës kudo që ata gjenden, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera, të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit, si dhe të na fali e të na mëshirojë!

Urime të gjithëve muaji i Ramazanit!

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori