LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët nuk e duan largimin e Merkelit

Gjermanët nuk e duan largimin e Merkelit
Angela Merkel, German Chancellor and leader of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party waves following the start of the CDU's election rally for Germany's general election in Dortmund, Germany August 12, 2017. REUTERS/Wolfgang Rattay

Kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka mbetur edhe më pak se dy vite për të qëndruar në postin e të parës së ekzekutivit në Gjermani.

Në sondazhin e YouGov, rezultatet tregojnë se atje nuk e duan largimin e Angela Merkel.


Sipas rezultateve vetëm 11 përqind e qytetarëve janë pro ardhjes së pasueses së saj, Annegret Kramp-Karrenbauerad në postin ku akualisht Angela e mban.

Për sa i përket performancës së partive CDU dhe CSU, në zgjedhjet europiane, ato humbasin 1 përqind në raport me muajin e mëparshëm dhe tani janë në nivelin e 29 përqind.

Nga ana tjetër SPD-ja mbetet në nivelin 18 përqind, të Gjelbrit në 17 përqind, “Linke” dhe FDP-ja në 9 përqind.

Partia e ekstremit të djathtë, AfD rritet me një pikë duke kapur 13 përqind.