Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i Elkos Gropup-ETC, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se me kryeministrin kanë nxjerrë konstatim se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc’, tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.
Ai ka marr mbështetje nga kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
“Me nikoqirllëk të Kompanisë prodhuese ‘Egi Group’, ishim të nderuar të presim sot për vizitë Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.
Mijëra metra katror-hapësirë pune, teknologji dhe linja prodhimi të standardeve të larta europiane dhe staf profesional punonjësish ishin dëshmia më e mirë se Kosova me pak vullnet dhe angazhim të sinqertë ka mundësi të bëhet tregim suksesi ekonomik.
Vizituam bashkë prodhimin, produktet ushqimore; fide, makarona, biskota, smoki dhe produkte të tjera e më pas edhe linjat e fabrikës ushqimore PI&KI, të leckave të lagura dhe atë të qeseve të plastikës.
Ishte konstatim i përbashkët se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc’, tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.
Është për respekt mbështetja që morëm nga Kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtarë.
Vizita e Kryeministrit Haradinaj u mbyllë me drekën e ftuar nga ‘Egi group’ në rezidencën tonë protokolare në Rugovë, me ç’rast ishim bashkë me afaristët dhe miqtë e njohur Ekrem Lluka dhe Shkëlqim Devolli, një dëshmi tjetër kjo e frymës së bashkëpunimit korrekt e profesional që kemi mes vete,e që Peja e ka zakon”, ka shkruar në Facebook, Ramiz Kelmendi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'