LAJMI I FUNDIT:

Përurohet dhoma e dëshmive në Inspektoratin Policor

Përurohet dhoma e dëshmive në Inspektoratin Policor

Inspektorati Policor i Kosovës mbajti sot ceremoninë e përurimit të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” si donacion nga OSBE.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si Izmi Zeka, zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme, zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, përfaqësues të agjencive të MPB-se etj.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit të pranishmeve me fjale rasti iu drejtuan kryeshefja ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi, zëvendësministri Izmi Zeka, si dhe zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl ku paraqiten qëndrimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.


Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, Miradie Kelmendi, pasi falënderoj OSBE-në për donacionin ajo u shpreh edhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me OSBE-në, bashkëpunim i cili daton që nga viti 2006, vit i themelimit të IPK-së.

Ajo potencoi se OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tonë”.

Kelmendi gjithashtu sigurojë edhe njëherë opinionin e gjerë publik, se jemi të përkushtuar të punojmë në drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

Zëvendësministri Zeka pasi vlerësoj IPK-në si një nga Institucionet më kredibile të Kosovës, shprehu se është i bindur që me këtë donacion, puna e IPK-së do jetë akoma më profesionale, pasi që dëshmitë që sigurohen gjatë hetimeve, kanë një vend tashmë të sigurte dhe me standarde për ruajtjen tyre.

Ndërsa zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl shprehu se me këtë donacion sikurse edhe me aktivitetet tjera kemi synuar që Inspektorati Policor i Kosovës të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore.

Vahl duke shprehur rëndësinë e mbikëqyrjes së pavarur të Policisë, shprehi qëndrimin dhe gatishmërinë e OSBE-së, për të vazhduar më tej përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori