LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet Qendra e Thirrjeve në Komunën e Mitrovicës

Inaugurohet Qendra e Thirrjeve në Komunën e Mitrovicës

Në Komunën e Mitrovicës sot është hapur Qendra e Thirrjeve, ku të gjithë qytetarët do të mund të adresojnë problemet, kritikat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Në një njoftim për media thuhet se kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, është përgjigjur në telefonatën e parë të realizuar nga qytetari, të cilit i është ofruar shërbimi  i kërkuar.


“Kryetari Bahtiri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë hap të komunës, gjë që ndikon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna deri të dielën, prej orës 08:00 deri në 22:00.

Zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Thirrjes do tu ndihmojnë qytetarëve të marrin përgjigje për shumicën e pyetjeve që lidhen me shërbimet komunale, nëse nuk mund t’i përgjigjen pyetjes, ndihmojnë që të kontaktoni me zyrtarin kompetent në komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori