LAJMI I FUNDIT:

LG do të sjell V50 me rrjet 5G në Korenë e Jugut, më 10 maj

LG do të sjell V50 me rrjet 5G në Korenë e Jugut, më 10 maj

Pas disa vonesave, LG do të lansoj telefonin e parë 5G, LG V50, më 10 maj në Korenë e Jugut.

V50 do të jetë në dispozicion në tre operatorë vendas dhe ka çmim prej rreth $1,035 USD. Kjo e bën atë rreth $173 më të lirë se Galaxy S10 5G.

Fillimisht, V50 është dashur të lansohet më 19 prill në Korenë e Jugut, por LG e vonoi atë për të marrë më shumë kohë për të optimizuar modemin Snapdragon 855 dhe X55.


Deri më tani, roli i 5G ka qenë i kufizuar në Korenë e Jugut dhe nuk ka ofruar përvojën më të mirë të përdoruesit.

Pavarësisht kësaj, LG ka vendosur që tani të lansoj V50 për shkak të interesit të fortë që publiku ka në 5G për momentin, në vend që të rrezikojë që V50 të harrohet.

Kjo ka kuptim, sepse Samsung dhe Xiaomi janë përpara me lansimet e telefonave 5G të tyre.

V50 përmban një ekran 6.4 inç OLED QHD +, Snapdragon 855, tre kamera në anën e pasme, dy në pjesën e përparme dhe një bateri masive 4.000 mAh. /Telegrafi/