LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Kemi bërë shumë për departizimin e mediave, por ka akoma punë

Mançevski: Kemi bërë shumë për departizimin e mediave, por ka akoma punë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp të dedikuar për Ditën e Mediave, tha se gjatë dy viteve të kaluar është bërë shumë në lidhje me lirinë dhe departizimin e mediave, por shtoi se nuk është e mjaftueshme dhe sa ka edhe shumë punë për reforma të plota.

“Vitin e kaluar kemi bërë mjaft për lirinë e mediave. U miratua Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që është bazë për departizimin e mediave. Kishte kundërshtime të ashpra nga opozita, por përfundimisht gjithë politikanët i larguan duart nga mediat. I larguam dy vërejtjet nga raporti i ‘Reporterëve pa kufi’, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se reformat e ardhshme në hapësirat mediatike janë radiodifuzeri kombëtar dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.


Sipas tij, rezultati nga këto reforma do të duhet të shihet në fund të këtij viti.

Ai theksoi se që nga 1 qershori i vitit 2017 e këndej, janë zgjidhur të gjitha rastet ku ka pasur sulme ndaj gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori