Facebook ndalon personalitetet ekstremiste si Alex Jones, prej përdorimit të platformës
Facebook ka larguar një numër të personaliteteve të njohura ekstremiste nga rrjeti social, si dhe nga Instagram, siç raportohet nga The Verge.
Ndër ata që largohen nga platforma është Alex Jones, i cili ishte përballur me një ndalim të përkohshëm nga Facebook vitin e kaluar, pasuar nga një seri veprimesh të ngjashme të ndërmarra nga platforma të tjera.
Emra të tjerë në listë janë Milo Yiannopolous, një figurë tjetër e shquar në të djathtën ekstreme, Louis Farrakhan, udhëheqës i grupit të kombit Islam dhe Laura Loomer, përcjell Telegrafi.
Siç mund ta prisni, arsyetimi i ndalimeve ka të bëjë me përhapjen e përmbajtjes së urrejtjes dhe dhunës, nxitjen e veprimeve të tilla të dhunshme kundër të tjerëve, ose pretendimi se i përkasin grupeve që promovojnë ose angazhohen në aktet e dhunshme të përmendura.
Pa dhënë hollësi për secilën prej ndalimeve, Facebook përmendi disa nga veprimet që çuan në vendimin e sotëm. Për shembull, Alex Jones u shfaq në disa video pranë Gavin McInnes, të cilin Facebook e ka identifikuar më parë si një figurë ekstreme.
Yiannopolous gjithashtu shprehu mbështetje për McInnes.
Mediat sociale, veçanërisht Facebook, kanë shërbyer si një platformë për të shfaqur dhe inkurajuar disa akte të tmerrshme, të tilla si të shtënat në Christchurch më parë këtë vit.
Kështu, është e natyrshme që kompania po ndërmerr veprime për të parandaluar përhapjen e dhunës në platformën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe