Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një Tribunali për Serbinë, ku do të trajtohen krimet e kryera gjatë luftës së fundit nga Serbia në Kosovë.
Veseli në një intervistë në Zona e Debatit theksoi se këtë iniciativë do e çojë deri në fund.
“Iniciativa që kam ndërmarrë është diçka që do të ndodhë. Ka të bëjë me drejtësinë, me të ardhmen dhe me të drejtën e qytetarëve tonë”.
“Ne jemi njerëz në rend të parë dhe t’i shihje sot në Studime 117 fotografi të njerëzve të vrarë. Për dy orë i kanë ekzekutuar 117 shqiptarë. S’do e lëmë të humb gjaku jonë. Kemi të drejtë të kërkojmë të drejtën tonë. Dikush i ka vra. I ka vra Serbia”.
“Ka krime, masakra, varreza, zhvarrosje dhe përdhunime. Askush deri më sot nuk ka marrë përgjegjësi, askush nuk është dënuar. Gjithë ata kryes të masakrave dhe këtyre krimeve janë në Serbi” ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentari deklaroi se ka ndërmarrë këtë iniciativë, por se nuk është i vetëm.
Ai tha se do të bashkëpunojë me mekanizma të ndryshëm për krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për Serbinë dhe se ka fakte dhe të dhëna për krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë.
“Kam ndërmarrë iniciativën dhe kam takuar disa institucione të Kosovës – policinë, shoqatat e shoqërisë civile, shoqatat e të pagjeturve. Ka shumë e shumë mekanizma që kanë informacione. Ka informacione të sakta ku dihen edhe saktësisht kush i ka kryer krimet”.
“Jemi në zhvillimin e saj besoj të hënën do të kemi një takim me të gjitha këto shoqata dhe institucione për vendimet që do i marrë Kuvendi – nuk do të jete vetëm rezoluta, do të dalim me hapa konkret”.
“Nëse formacionet ushtarake kanë kryer krime kundër popullatës, kryesisht popullsisë civile, ish oficerë në atë kohë të Ministrisë së Brendshme, të policisë kanë mbledhur dokumente dhe kanë dosje. Nuk janë gjera që nuk dihen. Mbi ato krime fle vet shteti i Serbisë”.
Përderisa foli për masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë, Veseli hodhi dyshime edhe për trafikim organesh.
“I kane rrahë, maltretuar, dhunuar pastaj i kanë vrarë. Shumicën e rasteve nuk dihet nëse u janë marre organet. Të jeni të sigurt që varrosjet e rivarrosjet nuk kanë ndodhur bash në mënyrë spontane”.
Veseli theksoi se krijimi i Tribunalit për Serbinë nuk do të jetë hakmarrje.
“Nuk ka të bëjë me revansh apo me konflikt. Nuk duam konflikt, duam paqe. Më së shumti do e shtyj procesin e arritjes së një marrëveshje historike. Edhe Ballkanit i duhet qetësi dhe paqe, por jo në kurriz të Kosovës”.
“Në vend që të vajtojmë dhe lotojmë, të paktën si institucione të veprojmë. E kam filluar dhe do ta çojë deri në fund – përgjegjësia do të jetë e Serbisë dhe e askujt tjetër. Në emër të drejtësisë dhe të Zotit do ta çojmë deri në fund dhe s’ka kush që na ndal”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën