LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Arsimi Dual duhet të kthehet si bazë e aftësimit të të rinjve tanë

Haradinaj: Arsimi Dual duhet të kthehet si bazë e aftësimit të të rinjve tanë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në konferencën “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare ka thënë se gjermanët i kanë partner në këtë temë prej kohësh.

“Në shumë aspekte dhe njëra nga më të rëndësishmet është aftësimi profesional i të rinjve tanë, derisa theksoi se Arsimi Dual nuk është temë që zgjidhet nga diskutimi i sotëm, pasi për këtë temë nevojitet një situatë që prodhon rezultat”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se shpreson që do të fillojë shkolla e aftësimit të lartë profesional në Kosovë.


“Ne duhet ta arrijmë një moment vendimmarrës në Kosovë në aspektin më serioz të mundshëm. Kam shpresë të madhe se do të fillojë shkolla e aftësimit të lartë profesional me ITP, ka qenë e paraparë me Loyolën. Kanë qenë disa vështirësi por shpresojmë se do ta realizojmë së bashku. Është tepër me interes”, ka thënë ai.

Në njoftimin për media thuhet se kryeministri Haradinaj shtoi se si Qeveri e vendit e kanë pranuar si temë këtë çështje dhe e kuptojnë se duhet ta bëjnë kthesën e madhe të praktikave të deritashme të Aftësimit Dual.

“Njëkohësisht disa fonde kanë shkuar për laboratore, kërkime shkencore dhe përmirësim të infrastrukturës që lidhet me Arsimin Dual, pra 4.6 milionë janë ndarë vetëm për këtë. 1 milion euro të tjera janë ndarë direkt po ashtu për Arsimin Dual dhe kësisoj ka filluar një proces i brendshëm i bashkëpunimit me donatorë. Po ashtu  edhe qeveria me programe të caktuara, por ende nuk ka ndodhur ai vendimi që më tutje të ndryshojë të gjithë programin në Kosovë”, ka theksuar Haradinaj, derisa deklaroi se Arsimi Dual është domosdoshmëri që në Kosovë të kthehet si bazë për aftësimin e të rinjve tanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori