Është përuruar sot në Mitrovicë tuneli i rinovuar në hyrje të këtij qyteti i gjatë 250 metra dhe me kosto rreth 380 mijë euro, ndërsa për të përfunduar punimet në rinovimin e tij për shkak të dëmtimeve që ishin bërë, u deshën gati gjashtë muaj.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të enjten mori pjesë në përurimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës.
Kadriu, tha se duke pasur parasysh faktin që për 50 vite asnjëherë nuk është investuar në këtë tunel dhe pas shembjes së kurorës së tunelit vitin e kaluar, rinovimi i tij ka qenë i domosdoshëm për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë. Ai shtoi se edhe vonesa në përmbyllje të punimeve është bërë shkaku i intervenimeve të nevojshme shtesë, sipas standardeve më te larta për evitimin e rreziqeve që kanë ekzistuar paraprakisht në tunel.
Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, e falënderoi ministrinë për këtë punë të shkëlqyeshme dhe të nevojshme në këtë tunel.
Ky tunel ka gjatësi prej 250 metra, me gjerësi prej 6.5 metra, kurse vlera e investimit në riparimin e tij është afër 380 mijë euro. Tuneli është punuar sipas parametrave të parapara për këtë kategori tunelesh dhe ka tërë infrastrukturën e nevojshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?