LAJMI I FUNDIT:

Cardi B publikon video eksplicite, për të ‘mbuluar’ turpin e paraqitjes së ekspozuar në tapetin e kuq të BBMA (Foto, +18)

Cardi B publikon video eksplicite, për të ‘mbuluar’ turpin e paraqitjes së ekspozuar në tapetin e kuq të BBMA (Foto, +18)

Cardi B tronditi fansat e saj duke ndarë një video eksplicite në Instagram, ndërsa ishte në prapaskenat e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards, të mërkurën.

Reperja 26-vjeçare dukej e zhveshur, teksa bënte lëvizje provokuese duke ngacmuar imagjinatën e fansave, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Cardi B publikoi video provokuese për fansat në Instagram, teksa ndodhej në prapaskenat e “Billboard Music Awards”

Videoja ishte përpjekja e saj për të trajtuar fotot që qarkullonin në internet për një “mosfunksionim të veshjes” që ndodhi gjatë mbrëmjes në tapetin e kuq të eventit, në Las Vegas.

Në foton e tapetit të kuq, ajo puthi bashkëshortin e saj, Offset, ndërsa ngriti këmbën e saj pranë krahut të tij.

Ndërsa thuhej se kishte veshur të brendshme në fustanin e verdhë, imazhet e shkrepura nga paparacët bënin të dukej sikur ajo nuk kishte veshur të tilla.

Dhe Cardi e bëri të qartë se ajo nuk ishte e lumtur me komentet që iu bënë në lidhje me këtë gjë.

Pavarësisht nga drama, ajo ishte një nga netët më të mëdha të karrierës së Cardit, përderisa fitoi gjashtë çmime të rëndësishme.

Cardi B dhe Offset në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards 2019” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Kur pranoi çmimin “Kënga më e mirë Rap” për këngën e saj “I Like It” me J Balvin dhe Bad Bunny, turma filloi të brohoriste kur Cardi me shaka tha: “Pritni një minutë. Më lejoni të përfundoj fjalinë time, të mallkuar”. /Telegrafi/

Cardi B dhe Offset në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards 2019” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori