LAJMI I FUNDIT:

Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë – Turqi në shëndetësi

Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë – Turqi në shëndetësi

Në mbështetje të bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi do të jetë zëvendësministrja Emine Alp MEŞE, ajo që do të udhëheq një ekip prej rreth 30 ekspertëve të fushave mjekësore, të cilët do të vijnë në muajtë në vijim në Kosovë, në kuadër të Javës së Shëndetësisë kosovare – turke, për të përkrahur fuqizimin e shërbimeve ekzistuese shëndetësore dhe hapjen e shërbimeve të reja shëndetësore në Kosovë, njofton MSH përmes një komunikate për media.

Sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Bardiqi mori pjesë këto ditë në Kongresin e dytë ndërkombëtar të Mjekësisë tradicionale dhe komplementare (GETAT), i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë. nën patronatin e Presidencës dhe Zonjës së parë të shtetit të Turqisë dhe me asistencën teknike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).


Në këtë kongres në të cilin marrin pjesë rreth dy mijë pjesëmarrës nga shtete të ndryshme janë trajtuar aspekte të ndryshme të aplikimit të mjekësisë tradicionale dhe komplementare në trajtimin e sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme në mjekësi si diabeti, obesiteti, sëmundjet kardiovaskulare, alergjitë, kanceri, dhimbja kronike, varshmëria; mjekësia tradicionale dhe komplementare në neurologji e psikologji, në mjekësinë preventive, etj.

Gjithashtu, në këtë kongres, është diskutuar edhe për Strategjinë në fuqi të OBSh-së për Mjekësinë tradicionale 2014-2023.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë kongres, Sekretari Bardiqi ka takuar edhe Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Dr. Fahrettin Koca, si dhe ka zhvilluar takime edhe me zëvendësministren e Shëndetësisë të Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp MEŞE, me të cilën janë trajtuar aspektet e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve.

Në mbështetje të bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi që realizohet në bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit, do të jetë zëvendësministrja Emine Alp MEŞE, ajo që do të udhëheq një ekip prej rreth 30 ekspertëve të fushave mjekësore, të cilët do të vijnë në muajtë në vijim në Kosovë, në kuadër të Javës së Shëndetësisë kosovare – turke, për të përkrahur fuqizimin e shërbimeve ekzistuese shëndetësore dhe hapjen e shërbimeve të reja shëndetësore në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori