LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Gllogjan: Amaneti i dëshmorëve është ruajta e shtetit të pavarur të Kosovës

Veseli në Gllogjan: Amaneti i dëshmorëve është ruajta e shtetit të pavarur të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se amaneti i dëshmorëve nuk lejon që të bëhet asnjë hap prapa, por të ruhet shteti i pavarur e sovran i Kosovës, duke punuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e tij.

Në kujtim të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Selmanaj, kryeparlamentari Veseli tha sot në Gllogjan se vetëm disa javë para shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, anekënd vendit po kujtohen dhe nderohen dhembja, sakrifica dhe të rënët në altarin e lirisë.

“Jemi sot këtu, në Gllogjanin e lirisë, në Gllogjanin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjanin e Luanit, Shkëlzenit e të dhjetëra dëshmorëve të tjerë, për të kujtuar një hero të Kosovës, një djalë të ri, Agim Selmanaj. Agimi nuk ishte më shumë se 20 vjeçar dhe në vend që të merrte mjetet e mësimnxënies, atij iu desh që të merrte në duar armët e lirisë. Sepse kjo ishte thirrja e atdheut. Në vend që të gëzonte jetën, vetëm 20 vjeçar, ai u desh që të jepte jetën për lirinë e Kosovës. Ky është çmimi i sakrificës sonë, ky është çmimi i shtetit tonë”, theksoi Veseli.


Ai shtoi se të gjallëve sot, kjo sakrificë, si amanet i këtyre njerëzve, dëshmorëve e të rënëve si Agimi, nuk na i lë që për asnjë hap, për asnjë milimetër të lëvizin prapa.

“Ta ruajmë këtë shtet të cilin e kemi sot dhe të punojmë edhe më shumë, duke e dashur atë, duke punuar ndershmërisht, duke punuar më shumë, që ta zhvillojmë, duke u dhënë mundësi bashkëmoshatarëve të Agimit, sot 20 vjeçar, të kenë perspektivë edhe më të mirë në shtetin e vet, në tokën e vet. Të gjithë bashkëluftëtarët duhet të ndihen krenarë me veprën e tyre dhe të punojnë më shumë për vendin”, tha kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

Lajme
Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend:

Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend: "Vritet Lulzim Basha"

Lajme
OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë

OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë

Lajme
Kalo në kategori