LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon që urgjentisht të nxirret rezolutë për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

Thaçi kërkon që urgjentisht të nxirret rezolutë për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë për media, një ditë pasi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi –Goodman, ndau rrëfimin e saj rrëqethës para Kongresit Amerikan në lidhje me keqtrajtimet që iu bënë nga policët serbë.

” Rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongresin Amerikan, gjatë ditës së djeshme është i guximshëm. Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës të shqiptarëve kongresistin Eliot Engel që bëri çdo gjë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Pa Eliot Engel do të ishte i pamundur edhe rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman”, tha Thaçi.


Ai kërkoi që urgjentisht të nxjerrët rezoluta për gjenocidin e krimeve serbe në Kosovë.

”Sot kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës, urgjentisht, që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë dhe gjenodicin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori