Pse kam pika të zeza dhe si të shpëtoj prej tyre?
Sado të rregullta të jemi me pastrimin dhe trajtimet e fytyrës, pikat e zeza do të mbeten gjithnjë aty. Për pak kohë s’i shohim, pastaj…Përshëndetje!
Janë bezdisëse dhe jemi gjithnjë në kërkim të një metode për të shpëtuar njëherë e mirë prej tyre.
Gjithsesi, fillimisht çfarë duhet të dimë është nga vijnë. Çfarë i shkakton pikat e zeza dhe ç’tregon për ne vendi në të cilën shfaqen më shumë?
Midis vetullave/ në hundë
Sipas dermatologëve ky është një tregues i një stresi të madh që po përjetoni. Ndoshta jeni duke kaluar periudhën e pubertetit ose jeni përfshirë në një situatë shumë tensionuese. Rritja e nivelit të adrenalinës rrit dhe nivelin e yndyrës së prodhuar nga lëkura, sidomos në këto zona.
Rreth buzës
Kjo lidhet me dietën ushqimore. Ushqimet me përmbajtje acidi apo vajore shkaktojnë daljen e pikave në këtë zonë. Ajo që sugjerohet është larja e buzëve direkt pas konsumimit të një vakti me shumë yndyrë.
Në faqe
Ka ardhur momenti që të pastroni tastierën dhe ekranin e telefonit. Tastiera është ajo që transmeton pjesën më të madhe të baktereve në duar, ndërsa mbështetja e telefonit në faqe bëhet shkak për daljen e pikave.
Në pjesën e jashtme të veshit
Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kemi të bëjmë me një rast dehidratimi. Pini më shumë ujë dhe më pak pije të gazuara.
Në krah
Sërish kemi të bëjmë me një rast të veçantë, pasi duhet të keni vënë re që pikat e zeza në këtë zonë nuk janë dhe aq të zeza. Ato shfaqen si njolla të kuqe që e bëjnë lëkurën shumë të ashpër dhe që njihen ndryshe si keratosis pilaris. Është një rast i rrallë që ndodh kur përdoret sapuni për pastrim ose kur uji gjatë dushit është më i ftohtë seç duhet.
Ç’duhet të bëjmë?!
Një pikë e zezë është një pore e bllokuar me qeliza të vdekura, vaj dhe akne propionibacterum (një bakter që ushqehet me proteinat dhe vajrat në pore). Sipërfaqja e pikave të zeza është e ekspozuar ndaj ajrit dhe kjo shkakton ngjyrën e zezë, prej oksidimit të përbërjes.
Fillimisht zbuteni lëkurën dhe hapni poret duke mbajtur një peshqir me ujë të ngrohtë për 5 minuta. Pastaj merrni dy fije dentare dhe rrëshqitni mbi hundë për të nxjerrë pikat e zeza. Dhe, në fund, fytyrën lajeni me një larës delikat për të vazhduar më tej me hidratantin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'