LAJMI I FUNDIT:

E goditën me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, një muaj paraburgim për të dyshuarit

E goditën me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L për shkak të dyshimit të bazuar se :

“Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i shkaktojë lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N, në atë mënyrë që ditën kritike dy të pandehurit dhe një i mitur dalin në vendin e lartcekur dhe me mjete të forta e godasin të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit A.N dhe SH.L dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor”, thuhet në njoftimin për media.


Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori