LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe mënyrës së punës së tij kriminale

OBRM-PDUKM: Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe mënyrës së punës së tij kriminale

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Stevo Pendarovski është i njëjtë sikur Zoran Zaev. Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin”.

“I gjithë opinioni i Maqedonisë e pa se si Zoran Zaev kërkon ryshfet për 1 euro për metër katror për legalizimin e vendit, punë që e obligueshme ta zbatojë me ligj, dhe jo të kërkojë ryshfet. Vet Zoran Zaev në të njëjtën video tregon se secili biznesmen i cili ka legalizuar vend ka paguar ryshfet”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, punën kriminale nga Strumica, Zaev e barti në nivel të Republikës së Maqedonisë dhe se vota për Pendarovskin është votë për Zaevin dhe dhënie të legjitimitetit së punës së tij kriminale.


“Vota për Pendarovskin është votë për tre herë të amnistuarin Zoran Zaev. Vota për Pendarovskin është votë edhe për miratimin e krimit me ‘Global’ që vlen 8 milionë euro. Vota për Pendarovskin është votë për aferën ‘ryshfeti’ dhe miratim të gjithë ryshfetit të marrë nga Zaev”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se qytetarët duan ndryshime dhe se duan t’i vënë fund mënyrës kriminale të qeverisjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori