Ekspertët e Marinës në Norvegji besojnë se ata janë duke u penguar nga një balenë e bardhë që u trajnua nga marina ruse, si pjesë e një programi për të përdorur gjitarët nënujorë si një forcë e veçantë operacionale.
Siç shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, përcjell Telegrafi, peshkatarët në ujërat pranë fshatit të vogël norvegjez të peshkimit të Inga raportuan javën e kaluar se një balenë e bardhë, paksa e çuditshme kishte filluar të “ngacmonte” anijet e tyre të peshkimit.
“Ne do të vendosnim rrjetat kur pamë një balenë duke notuar midis anijeve”, tha peshkatari Joar Hesten për transmetuesin norvegjez NRK. “Erdhi tek ne, dhe teksa afrohej, ne pamë se kishte një lloj takëm rripi”.
Sjellja e çuditshme e balenës, e cila kërkonte në mënyrë aktive anijet dhe përpiqej të tërhiqte shiritat dhe litarët nga anët e anijeve, si dhe fakti që mbante diçka të tillë që dukej se ishte për një aparat ose armë, ngriti dyshimet në mesin e ekspertëve detarë se kafshës i ishte dhënë trajnimi ushtarak nga Rusia fqinje.
Brenda pajisjes, siç thuhet tutje, e cila tani është hequr nga balena, ishin fjalët “Pajisjet e Shën Petersburgut”.
Peshkatari tha se balena ishte shumë e butë dhe dukej e përdorur për qeniet njerëzore.
“Nëse kjo balenë vjen nga Rusia – dhe ka arsye të madhe për të besuar këtë – atëherë nuk janë shkencëtarë rusë, por më tepër flota që e ka bërë këtë”, tha Martin Biuw i Institutit të Kërkimeve Detare në Norvegji, përcjell Telegrafi.
Në vitet 1980, Rusia Sovjetike, pa një program përmes të cilit delfinët ishin rekrutuar për stërvitje ushtarake.
Ky program i gjitarëve u mbyll në vitet 1990. Megjithatë, një raport i vitit 2017 nga TV Zvezda, një stacion në pronësi të ministrisë së mbrojtjes, zbuloi se marina ruse ka trajnuar përsëri balenën beluga, vulat dhe delfinët për qëllime ushtarake në ujërat polare.
Ndryshe, siç thuhet tutje, në tre vitet e fundit, presidenti Vladimir Putin ka rihapur tre ish bazat ushtarake sovjetike përgjatë bregdetit të saj të gjerë Arktik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin