Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin, ku po qëndron për të marrë pjesë në Takimin e lartë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe rolin e madh që diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë.
Ai ka theksuar se Gjermania ka ofruar trajtim dhe mikpritje për njerëzit tanë në kohërat më të vështira sociale, ekonomike dhe të sigurisë.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur bindjen dhe angazhimin e institucioneve që këtë gjest miqësor të këtij vendi mik ta vlerësojmë dhe respektojmë gjithnjë.
“Andaj ju falënderoj ju dhe shtetit gjerman që po vazhdon të mbaj qëndrim konsistent, që të mos dëmtohet integriteti territorial dhe shtetësia e Kosovës. Vizita zyrtare në Berlin dhe ky takim është rast i mirë ta forcojmë lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani. Sfida dhe vështirësi kemi mjaft, por Kosova do të ecë përpara dhe besoj që edhe nga ky takim i sotëm do të dalim edhe më të konsoliduar si Kosovë, në planin rajonal dhe global”, tha kryeministri Haradinaj.
Po ashtu kryeministri Haradinaj ka theksuar se diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave.
“Si Kryeministër i vendit ndjehem krenar kur shoh futbollistë të ligave europiane, pushtues të top listave muzikore, arkitektë, artistë, inxhinier, mjekë, ndërmarrës të zot, që jo vetëm na bëjnë krenar për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar flamurin dhe identitetin tone”, shtoi kryeministri Haradinaj duke thënë se falë tyre, bota e njeh realitetin tonë, realitetin që populli ynë ndanë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë