LAJMI I FUNDIT:

Java e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Java e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Nga sot fillon java e fundit e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që duhet të mbahen më 5 maj.

Pritet që kandidatët Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova të vazhdojnë me tubimet para votuesve ku do të prezantojnë programin e tyre zgjedhor.


Gjatë festave fetare për Pashkët që të dy nuk kishin aktivitete klasike, por vetëm takime me qytetarë dhe vizitë në objekte fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata do të zgjasë deri të premten në ora 00:00 ku fillon heshtja zgjedhore. Të shtunën votojnë personat e sëmurë, të burgosurit si dhe qytetarët që janë në punë të përkohshme jashtë vendit dhe që janë paraqitur për votime në përfaqësitë diplomatike konsullore.

Nevojiten 40% e votuesve nga Lista Zgjedhore të dalin në votime në mënyrë që të zgjidhet presidenti i ri, përkatësisht 723.253 votues nga 1.808.131 votues të regjistruar. Nëse nuk arrihet censusi në zgjedhje, zgjedhjet do të konsiderohen të pasuksesshme dhe do të duhet që kryetari i Kuvendi të shpallë zgjedhje të reja.

Sipas njoftimeve të mëhershme nga partitë politike, nëse nuk arrihet censusi parashihet edhe opsioni për ndryshime kushtetuese që kryetari të zgjidhet në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori