Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë, fundjavën e kaluar, mbushi plot 93 vjeç dhe me 67 vitet e saj në pushtet ka thyer çdo rekord.
Por, sa e pasur është mbretëresha? Shifrat zyrtare e nxjerrin atë si njeriun e 344-t më të pasur të anglezëve, me “vetëm” 520 milionë dollarë pasuri.
Por, kjo është vetëm pasuria e saj personale. Sado që mund të duket e çuditshme, pasuria personale e mbretëreshës vjen nga paga e saj. Mbretëresha paguhet nga Parlamenti britanik si një punonjëse çfarëdo. Paga e saj, prej 98 milionë dollarësh vitin kaluar, në fakt, nuk bën të duket që ajo të jetë si një nëpunëse çfarëdo.
Por, po të kemi parasysh pasurinë familjare, pa frikë mund të themi se Mbretëresha Elizabeta është gruaja më e pasur në botë. “CroWn Estate” është pasuria imobiliare e mbretërisë, që kap një vlerë prej 14 miliardë dollarësh. Këtu bëjnë pjesë qindra e mijëra prona si dhe toka bujqësore. Janë rreth 260 mijë hektarë në të gjithë Mbretërinë.
Të gjitha këto prona sjellin në arkat e mbretëreshës rreth 40 milionë dollarë fitime në formë qiraje. Si sovrane asaj i takojnë edhe bizhuteritë e kurorës, të cilat kapin një vlerë prej 4 miliardë dollarësh, raportojnë mediat e huaja.
E gjitha pasuria e Windsor vlerësohet në total në 8 miliardë dollarë. Ndërkohë, Mbretëresha di se si kursehen paratë, pasi prej 50 vitesh përdor një manikyr për thonjtë që e blen në supermarket për 7.99 sterlina si dhe e ngroh dhomën e saj me një ngrohëse portative që ka një vlerë prej 30 sterlinash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City