LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kujtim Gashi: Shqiptarët në Amerikë të bëjnë krenar me sukseset në punën e tyre

Ministri Kujtim Gashi: Shqiptarët në Amerikë të bëjnë krenar me sukseset në punën e tyre

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të shumta me interes të veçantë për zhvillimin e politikave rinore në vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite ministri Gashi ka takuar drejtorin e përgjithshëm të YMCA-së, në SHBA, Paul McEntire, me ç’rast janë dakorduar që programet e kësaj organizate për të rijnë të shtrihen edhe në Kosovë.


Po ashtu ministri Gashi sot gjatë ditës ka takuar edhe komunitetin shqiptar në Chicago, të cilët janë shembull i angazhimit dhe punës në SHBA por edhe i atdhedashurisë për vendin.

“Sa herë që udhëtoj jashtë Kosovës nuk kthehem pa i takuar vëllezërit tanë kudo që janë e punojnë. Ata me të vërtetë të bëjnë krenar me sukseset dhe punën e tyre. Një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm dhe me klubin ‘Street Eagles’ e zhvillova edhe në Çikago të ShBA-ve. Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat: sport, kulturë, biznes“, ka shkruar ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori