Para takimit në Berlin me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Hashim Thaçi është shprehur se do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare.
Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, nuk presin që Samiti i Berlinit të sjellë një proces të ri, por, sipas tyre në takimin e nivelit të lartë do të kërkohen mundësi të reja për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë të hënën në takimin e Berlinit, ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, presin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Hashim Thaçi para nisjes për në Berlin, tha se në ditët e fundit ka vazhduar konsultat me partnerët ndërkombëtarë për konferencën e Berlinit duke e mirëpritur “rritjen e angazhimit të Gjermanisë dhe Francës rreth Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe Kosovës në veçanti”.
Kosova pret mbështetje për liberalizimin e vizave
“Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në profilin e tij Presidenti Thaçi.
Ai pret nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999”, tha Presidenti Thaçi.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit vendosi taksë shtesë për mallrat e Serbisë.
Haradinaj thotë se qëndrimi i tij është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues dhe se ai nuk do të pranojë ide tjera.
“Delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Berlin me tregime të vjetra, ndarje apo shkëmbim territoresh. Këto janë histori të shekullit të kaluar. Në Berlin ne do të shkojmë më shumë me atë se si për të zgjidhur çështjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Haradinaj për mediumin publik të Kosovës. Sipas tij, situata rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë mbetet e njëjtë dhe ajo mund të hiqet vetëm përmes njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.
LDK: Plani i mbrapshtë për korrigjim kufijsh të mbyllet si ide
Partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana e saj mendon se “Samiti i Berlinit është ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Kështu shkroi në profilin e tij, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide. Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tille”, shkroi Hoti.
Në Prishtinë mediet shkruajnë se Samiti i Berlinit që mbahet nën organizimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron, shihet si një mundësi që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë të përfitojnë nga projektet e përbashkëta.
Por në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza.
Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A