LAJMI I FUNDIT:

Forumi rinor i BDI-së zgjodhi kryesinë e re

Forumi rinor i BDI-së zgjodhi kryesinë e re

Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetari i ri, nënkryetaret, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë konsensuale në mesin e të gjitha organeve partiake, në Kuvendin zgjedhor u propozua dhe miratua kryesia e forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim u zgjodh Avni Rrustemi, nënkryetar u zgjodh Jetmir Asani, Florent Bislimi nënkryetar, nënkryetare Valbona Zendeli, Drilon Lleshi u zgjodh sekretar si dhe Shqipe Shaqiri zëdhënesë e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.


Ndërsa për anëtarë të kryesis u zgjodhën, Riza Nexhbiu, Albon Abduli, Rilind Xheladini, Shpend Ahmeti, Jeton Buçi, Ali Shabani, Udaverdi Saliu, Elton Islami, Miranda Osmani, Arta Axhiu, Besnik Osmani, Xheneti Iseni, Atdhe Taravari, Enes Limani, Muhamed Elmazi, Feti Ziba, Fjolla Aliu, Besmir Asani, Argjend Abazin, Arta Qerimin, Rina Purrinin, Petrit Ademin, Trashigim Asanin, Fitore Ziberi, Egzon Osmani, Armend Fazliu.

Kuvendin zgjedhor të forumit rinor nga afër e ndoqi edhe Kryetari i Bashkimit Demoktarik për Integrim Ali Ahmeti i cili pati edhe fjalë rasti përpara kryesisë së re të forumit rinor.  Në këtë Kuvend në cilësin e folësit motivues për rininë, mysafir nderi ishte Erion Veliaj, Kryetar i Tiranës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori