Burgjet në Kosovë po vlerësohen si më të mira në rajon. Kështu thotë Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Ai shprehet i bindur se në krahasim me burgjet e vendeve të rajonit, Kosova qëndron më mirë me kushtet që ofron për të burgosurit.
“Gjendja dhe kushtet në burgjet e Kosovës konsideroj se janë mjaftë të mira. Të dënuarit kanë ankesa të ndryshme, mirëpo ne marrim parasysh disa situata kur shohim gjendjen në rajon si është gjendja e burgjeve në rajon dhe si është e jona. E marrim parasysh sigurinë për të burgosurit tanë, kushtet higjienike, ushqimin që u ofrohet të burgosurve”, tha Thaçi, për Ekonomia Online.
Ai tha se janë marrë disa masa për të parandaluar dukuritë negative në burgjet e Kosovës, duke shtuar se ka pasur investime në skanerë dhe mjete tjera për të parandaluar kontrabandën në këto hapësira.
Por njeriu që udhëheq me burgjet ne vend thotë se është e pamundur të mënjanohet plotësisht kjo dukuri, që është problem jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.
“Është realitet i hidhur kontrabanda në burgje, është fenomen botëror nuk ka të bëj vetëm me sistemin korrektues në Kosovë, është e vërtetë që ka kontrabandë që kryesisht kontrabanda fillon nga telefonat dhe disa gjëra tjera, në vazhdimësi bëjmë bastisje të befasishme nëpër dhoma e qelitë e të burgosurve, gjithashtu bëjmë bastisje të stafit tonë, të vizitorëve e të gjithëve”, tha ai.
Thaçi përmendi parandaluesin e valëve në burgun e Dubravës, investimi ky i fundit që shërben për të parandaluar valët në telefon.
“Në Burgun e Dubravës ne së fundi kemi instaluar parandalues të valëve ku e bën të panevojshëm përdorimin e telefonave, mirëpo ky ndalues i valëve ndalon vetëm një pjesë të burgut të Dubravës. Së fundi jemi në procedura prokurimi për të i blerë edhe disa pajisje shtesë dhe vetvetiu me këto investime të sigurisë po provojmë të arrijmë parandalimin apo zvogëlimin e numrit të kontrabandës nëpër burgje tona”, shtoi Thaçi.
Thaçi tha se të gjithë të burgosurve u lejohet dhe kanë të drejtë predikimin e tyre fetar.
Sipas tij, në Kosovë shumica nga të burgosurit janë të besimit islam andaj edhe ka qasje më shumë të hoxhallarëve në këto institucione, por edhe prijësit festarë të fesve tjera Thaçi pohon se kanë vizituar burgjet.
“Hoxhallarët në këto institucione nuk kanë mision vetëm tek personat që janë të redikalizuar ata shkojnë atje dhe u ofrojnë shërbime fetare për të gjithë të burgosurit ata që duan të jenë pjesë e këtyre ligjëratave, kështu që specifikisht nuk kemi ligjërata që i trajtojnë vetëm të burgosurit për terrorizëm, këto ligjërata mbahen për gjithë ata që duan të marrin pjesë në këto ligjërata të fesë islame”, tha ai.
Thaçi tha se aktualisht vetëm në burgun e Dubravës janë afro 800 të burgosur, 300 prej tyre punojnë në baza ditore, e kjo thotë ai i kontribuon rehabilitimit të tyre dhe efikasitetit ekonomik brenda sistemit të Shërbimit Korrektues.
Ai shtoi se nuk ka numër të madh të miturve të cilët janë të burgosur.
Thaçi thotë se edhe të miturit kryejnë punë të ndryshme, jo fizike që cenon shëndetin, por që do të u hyjnë në punë pasi të dalin nga burgjet.
“Është numër i konsiderueshëm në krahasim me rajonin për kokë banori, ne kemi shumë pak të mitur, punët që miturit bëjnë brenda burgjeve nuk janë punë fizike, por të ndryshme ku ata mund të aftësohen për të ardhmen e tyre pasi të dalin, ka kurse në kompjuterë, në kuzhinë apo të ngjashme”, shtoi ai.
Ai tha se është formuar një grup punues për të hartuar strategjinë e re të zhvillimit të shërbimit korrektues së paku në 10 vijetët e ardhshme.
Kurse deri në korrik pritet të dilet me një vendim ku do shihen me statistika të sakta nevojat në personel në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Thaçi ka treguar se në burgje janë rreth 2,800 shtretër, ndërsa të burgosur janë përafërsisht rreth 1,700 deri 1,800 të burgosur.
Por sipas tij ,qendra e paraburgimit në Pejë dhe Prizren janë dy godina të stërvjetruara madje edhe OJQ-të e ndryshme kanë sugjeruar që këto hapësira të mbyllen pasi që nuk plotësojnë kushtet për trajtimin e të burgosurve në ato qendra.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke zhvilluar bashkëpunime të shumta edhe me vendet e rajonit e më gjerë për të shkëmbyer përvoja mes vete, Thaçi tha se edhe me Gjykatën Supreme ky shërbim është duke pasur bashkëpunim, pasi që e kanë edhe obligim ligjor njëjtë si gjitha institucionet e tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A