LAJMI I FUNDIT:

Meta uron për Pashkët: Shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë

Meta uron për Pashkët: Shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka uruar besimtarët ortodoksë në vigjilje të kremtimit të ditës së Ringjalljes së Krishtit.

“Uroj nga zemra besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja!”, tha Meta, duke shtuar se festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.


Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane”, thuhet në urimin e Metës.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori