LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Tetovë, disa të lënduar

Aksident trafiku në Tetovë, disa të lënduar
Foto: Alsat

Në hyrje të Tetovës, te rrethrrotullimi i parë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy makina.

Sipas informatave të Alsat, ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar për në spital. I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët me 3 automjete janë shfaqur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në nxjerrjen e të lënduarve nga makinat.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe policia për të kryer inspektimet se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe për të mësuar shkaqet.