Anketë e IRI-të: Qytetarët e Maqedonisë do të votonin “për” anëtarësim në NATO
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë së veriut e shohin si pozitive aleancën e NATO-së, e nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësim në BE, 69% do të kishin votuar “për”.
79% mendojnë se të rinjtë e gjeneratës së sotme nuk kanë të ardhme të mirë në këtë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu thotë hulumtimi i Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI që është realizuar në disa shtete të rajonit në nëntorin e vitit të kaluar, si në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni.
Në Maqedoni janë intervistuar 1026 persona, kurse gabimi i rezultatit kalkulohet të jetë +/-3,21%.
46% e qytetarëve kanë deklaruar se vendi nuk lëviz në drejtim të duhur, ndërsa 39% mendojnë se po. 15% nuk janë përgjigjur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të pyetur nëse do të votonin në zgjedhje parlamentare, poqese do të organizoheshin këtë të dielë, 52% e qytetarëve kanë thënë se do të votonin, 19% kanë thënë se ndoshta do të votonin, 5% kanë thënë se ndoshta nuk do të votonin, 15% kanë thënë se sigurtë që nuk votojnë, e 9% nuk janë përgjigjur.
Të pyetur se për cilën parti do të kishin votuar, 36% kanë thënë se do të votonin për LSDM-në, 35% për OBRM-PDUKM-në, 13% për BDI-në, 6% për Aleancën për Shqiptarët, 3% për PDSH-në, 3% për Lëvizjen Besa, 2% për Alternativën, etj.
Një përqindje prej 40% thonë se mediat në Maqedoni mundohen të jenë profesionale dhe të paanshme, 21% thonë se mediat janë profesionale dhe të paanshme. Një përqindje e madhe prej 32% thonë se mediat nuk shqetësohen me raportimin korrekt as faktimin e lajmeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar