Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës ka thënë se ende mungon drejtësia dhe e vërteta për të pagjeturit, mungon ngushëllimi për familjet dhe gjykimet e dënimet për fajtorët.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, thotë se përderisa në Bruksel është diskutuar edhe për çështje të brendshme të Kosovës, fati i të pagjeturve asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Kreu i VV-së u shpreh se në vend se të rritet presioni ndaj Serbisë përgjegjëse për këto krime mizore, pushtetarët e Kosovës luajnë me dhimbjen e pakufishme e mallin e padurimtë për të pagjeturit.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
“20 vjet më vonë ne ende nuk e dimë ku janë 1652 njerëz, e çfarë ka ndodhur me ta. E vërteta duhet të gjendet duke u kërkuar përgjegjësia e fajësia. Sot e kësaj dite në Serbi po qeverisin bashkëpunëtorët e atij regjimi kriminal e shovinist, të cilët në vend se të kërkojnë falje për krimet e të tregojnë ku janë të pagjeturit tanë, vazhdojnë të sabotojnë Kosovën, përmes Listës Serbe që kërcënon çdo serb të Kosovës dhe mban peng Kosovën, dhe përmes partnerëve shqiptarë, të cilët të verbuar nga hajnia, shkatërrojnë vendin e tyre.
Sot, 27 prilli, është dita e të pagjeturve. Sot, mbushen dy dekada pas luftës, para e gjatë së cilës bashkatdhetarët tanë u zhdukën. Heshtja institucionale dhe ankthi s’merr fund për familjarët e të pagjeturve që çdo ditë presin ndonjë lajm për ta. Mungon drejtësia dhe e vërteta për të pagjeturit, mungon ngushëllimi për familjet, mungojnë gjykimet e dënimet për fajtorët. Në të kalurën, disa herë gjatë vitit, ktheheshin nga Serbia dhjetëra thasë me numra që përmbanin nga një grumbull jo të plotë të eshtrave. Sot kjo nuk po ndodh më. Sepse sot ka ngecur gjithçka sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Përderisa në Bruksel është diskutuar edhe për çështje të brendshme të Kosovës, fati i të pagjeturve asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë deri tash është zhvilluar duke harruar historinë që e përjetuam. Në vend se të rritet presioni ndaj Serbisë përgjegjëse për këto krime mizore, pushtetarët e Kosovës luajnë me dhimbjen e pakufishme e mallin e padurimtë për të pagjeturit. Ata kanë përgjegjësinë për të bërë më shumë për këtë çështje, sepse një e kaluar e tillë nuk mund të jetë një e kaluar për shoqërinë tonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë