Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Samiti i Berlinit, i cili do të zhvillohet nesër, pret që Gjermani dhe Franca ta detyrojnë Serbinë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve me Kosovën.
Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, ka pasur kritika për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, e cila sipas Limajt po avancon drejt BE-së, ndonëse është bërë pengesë për vendet e rajonit.
“Shpresoj që përfundimisht këto dy vende të cilat kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e Bashkimit Evropian ta detyrojnë Serbinë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, e vetmja rrugë dhe ta njoh realitetin. Ajo që na presim është që me ne si Kosovë nuk mund të lejojmë një sjellje të tillë, shikoni Serbia vazhdimisht punon kundër integrimeve evropiane, Serbia zhvillon një politik rajonale kundër ambicioneve të vendeve të rajonit, është një shpërputhje totale veprimet e Serbisë me detyrime që i ka ndaj Bashkimit Evropian dhe në anën tjetër ajo shpërblehet në avancimin drejt BE-së, kurse kthehet pengë për Bosnjën, Malin e Zi”, tha ai, raporton KP.
Sipas Limajt, Samiti i Berlinit është momenti më i mirë për t’i treguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së pa pranuar realitetin e Kosovës.
“Është momenti i fundit që Vuçiqit, është një moment i mirë ku mund t’i tregohet qartë që rrugëtimi i tij drejt BE-së mund të bëhet nëse pranon realitetet e Kosovës si shtet i pavarur dhe nuk i pengon popujt fqinj të ecin drejt integrimeve evropiane”, tha Limaj.
Ndryshe, Samiti i Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill do të bashkojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet