LAJMI I FUNDIT:

Jo “Eurovision”, por “Intervision”: Historia e festivalit të këngës, votimin në të cilin shikuesit e bënin në shtëpi, duke ndezur dritat (Foto)

Jo “Eurovision”, por “Intervision”: Historia e festivalit të këngës, votimin në të cilin shikuesit e bënin në shtëpi, duke ndezur dritat (Foto)

Spektakli i famshëm American Idol u shfaq në vitin 2002 dhe ka funksionuar (më së shumti) në atë kohë dhe pas saj. Ky spektakël provokoi edhe shfaqje të tjera të ngjashme, secila me veçoritë e saj: The Voice, America’s Got Talent, dhe jo vetëm.

Një nga gjërat më tërheqëse për këto shfaqje është se njerëzit që i shikojnë ato, kanë mundësi që përmes telefonit të votojnë për interpretuesin që ata i pëlqejnë më së shumti.

Përpara shfaqjes, secilit interpretues i caktohet një numër përmes së cilit prodhuesit e shfaqjeve e llogarisin thirrjet/mesazhet, për të zgjedhur ose ndihmuar të zgjedhin një fitues.


Megjithëse ky lloj programi ka funksionuar në Shtetet e Bashkuara për gati dy dekada, ekziston një version shumë më i vjetër i kësaj shfaqjeje që ka dalë në Evropë që nga viti 1956.

Ky është Eurovizioni, i cili filloi në Evropën Perëndimore.

Sekretet e Kubit të Rubikut: Kush e zbuloi dhe rrëfimi për njeriun që humbi 26 vjet duke u marrë me të (Foto)
Lexo po ashtu Sekretet e Kubit të Rubikut: Kush e zbuloi dhe rrëfimi për njeriun që humbi 26 vjet duke u marrë me të (Foto)

Deri në vitin 1989-90 Evropa ishte me të vërtetë e ndarë në dysh: Evropa Perëndimore e lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Lindore, në linjë me Bashkimin Sovjetik (BRSS).

Dhe në vitin 1977, përcjell Telegrafi, sovjetikët, duke parë popullaritetin e Eurovizionit, vendosën të fillojnë shfaqjen e tyre, “Intervision”, për ata në Bllokun Lindor.

Shfaqja ishte në thelb si Eurovizioni, por me interpretues të miratuar nga shteti që këndonin/performonin këngë të miratuara nga shteti.

Tekstet dhe shakatë që nënvleftësonin shtetin ose pushtetarët ishin të ndaluara dhe çdo vallëzim duhej të ishte mjaft i “kontrolluar” – përkatësisht jo nxitës ose provokues!

Çuditërisht, në këtë pjesë të botës kur zgjedhjet e lira, apo thënë më mirë votimi ishte diçka jo shumë e njohur, Intervision u lejoi shikuesve të votonin për të preferuarit e tyre që nga dita e parë.

Por për këtë, kishte një pengesë – telefonat ishin një mall i rrallë gjatë atyre viteve në Bllokun Lindor dhe BRSS.

Andaj, duhej përdorur një metodë tjetër për votim.

Nëse do të bëhej me fletëvotime, votat e dërguara do të zgjasnin shumë deri të arrinin në vendin e duhur dhe njerëzit mund të humbnin interesin.

Plus, nuk kishte pothuajse asnjë besim në fletëvotimet në letër.

Legjenda për njeriun e mençur që la pa fjalë mbretin, tregime dhe supozime tjera – historia e lojës së shahut, të cilën e luajnë me miliona njerëz (Foto)
Lexo po ashtu Legjenda për njeriun e mençur që la pa fjalë mbretin, tregime dhe supozime tjera – historia e lojës së shahut, të cilën e luajnë me miliona njerëz (Foto)

Përfundimisht, drejtorët e shfaqjes, së bashku me autoritetet e pushtetit shtetëror, dolën me një propozim interesant.

U propozua dhe më pas u vendos që të përdorej një mënyrë që ndoshta pak kush e kishte menduar.

Në segmentin e fundit të shfaqjes, dhe kur u thuhej atyre, njerëzit që dëshironin të votonin për një akt ose konkurrent të caktuar, do të duhej të përdornin një mënyrë shumë karakteristike.

Ata, në momentin që do të duhej të votonin, duhej që të ndiznin dritat në shtëpi. Kështu, si rezultat, në atë moment do të rritej shpenzimi i energjisë dhe autoritetet energjetike do të mund të vlerësonin se për cilin konkurrent është “shpenzuar më shumë energji elektrike” dhe rrjedhimisht të nxirrej edhe fituesi!

Gjithsesi, derisa disa historianë të pop-kulturës theksojnë se në atë kohë, versioni komunist ishte mënyrë më demokratike se ajo në Perëndim dhe ndoshta “votimi me dritë” funksiononte.

Të tjerë theksojnë se ai ishte paksa “i mundimshëm” i kërkoi njerëzve që të qëndronin para televizorit në errësirë duke pritur të votonin për një akt që mund të kishin pëlqyer më shumë.

Dhe sipas Wikipedia, përcjell Telegrafi, në vitin 2009, kryeministri rus Vladimir Putin propozoi rifillimin e një festivali të tillë, kësaj radhe midis Rusisë, Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore, të cilat janë kryesisht anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Në maj të vitit 2014, u njoftua se gara do të kthehej pas një ndërprerjeje prej 34 vjetësh, duke përfshirë vendet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe ish-Republikat Sovjetike.

Cila është historia prapa tyre? Fakte interesante rreth orëve të famshme të stacionit të trenave në Zvicër!
Lexo po ashtu Cila është historia prapa tyre? Fakte interesante rreth orëve të famshme të stacionit të trenave në Zvicër!

Gara ishte planifikuar të zhvillohej në tetor të vitit 2014 për shkak të siç thuhet “zemërimit rus në prishjen morale të Perëndimit”, veçanërisht në përgjigje të fituesit Conchita Wurst në Eurovision Song Contest 2014.

Për më tepër, ringjallja shihet si pjesë e “axhendës më të gjerë të diplomacisë kulturore” të Vladimir Putinit.

Por, me gjithë planet për të organizuar një garë të tillë, në të dyja vitet 2014 dhe 2015, “ringjallja” e konkursit ishte shtyrë.

Planet fillestare treguan se konkurrenca do të kishte ndodhur në Soçi me shtatë vende që kishin deklaruar interesin e tyre për të konkurruar: Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani, Kina dhe Uzbekistani. /Telegrafi/