LAJMI I FUNDIT:

Elita Reçi, strugania që mahniti me paraqitjen “live” në emisionin “Portal Show”

Elita Reçi, strugania që mahniti me paraqitjen “live” në emisionin “Portal Show”

E ftuar në emisionin “Portal Show” të Jeton Zogjanit, në RTV Dukagjini, këngëtarja nga Struga, Elita Reçi fituese e disa çmimeve në festivale të këngës shqipe dhe bashkëpunëtore e emrave të mëdhenj të muzikës, ka mahnitur me të kënduarit live gjatë bisedës së lirë në studio.

Përpara se të prezantonte këngën më të re, “E vogla e nonës”, të punuar nga kompozitori Edi Balili, profesoresha e muzikës Elita Reçi, ka folur për vlerat e muzikës dhe për muzikën e Shqipërisë së mesme, duke kënduar disa këngë live aty për aty, një gjë e rrall për këngëtarët e sotëm.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu edhe institucionin e dasmës, një dukuri shumë e vlerësuar në Kosovë, të cilës i kushtohet shumë vëmendje. Elita shpreh vlerësimin e saj për dasmat, të cilat, sipas saj janë vlerë në traditën shqiptare:


“Ju në Kosovë, personat VIP, vërtetë u jepni shumë rëndësi këtyre dasmave. Dasmat janë pjesë e jetës sonë, janë gëzime familjare”.

Në insistimin e moderatorit Jeton Zogjani, që ajo të bënte tolerim dhe të këndonte në dasma, Elita nuk e kundërshtoi një ide të tillë edhe përkundër faktit që niveli i përgatitjes profesionale, bashkëpunumi me kompozitorët më eminentë si Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Valton Beqiri, Edi Balili, Ardian Hila etj., e tejkalojnë atë që do të ishte e mjaftueshme për një dasmë, duke qenë se bëhet fjalë për një këngëtare profesioniste e pjesëmarrëse në festivale, ajo megjithatë ka një mendim për paraqitjen e saj në dasma:

“Unë nuk e quaj gjë të keqe të më ftojë dikush në dasmë, në qoftëse dikush ka dëshirë të më ftojë në dasmë nuk ka problem, megjithatë unë do të këndoj këngët që unë mendoj t’i këndoj. Nuk jam e gatshme që të këndoj gjithçka në dasmë”.

Kjo është kënga më e re, E vogla e nonës, që ka një tematikë që lidhet me një vajzë që është shumë e lidhur me nanën e cila është e detyruar ta lë shtëpinë që e ka rritur dhe të shkojë nuse:

E VOGLA E NONËS

Me nji djalë kam ra n’dashni

Zemrën time e ka ai

Unë e vogël jam hala

Se prej nonës kurrë s’jam nda

Thonë për gocën vjen kjo ditë

Me lonë shpinë që e ka rritë

Sot me të bardha unë jam nisë

Si zambaku i bukurisë

Ref:

Dritë e diellit, dritë e honës

Jam e vogla, e vogla e nonës

Çka ti boj djalit që du

E s’ma bon zemra me u largu

Prit o çun mos u nxito

Nuk të thash as po as jo

S’bohet nomi për një ditë

Nuk do presësh sa ke pritë

Thonë për gocën vjen kjo ditë

Me lon shpinë që e ka rrit

Sot me t’bardha unë jam nisë

Si zambaku i bukurisë