Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët e rënë në Betejën e Majdanit dhe Melenicës, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shalën e Bajgores dhe për Kosovën, por është e veçantë edhe për kombin shqiptar.
“Duke nderuar dëshmorët e Brigadës 141 ”Mehë Uka”, të zonës operative të Shalës, në 20 vjetorin e betejës së zhvilluar në Majdan dhe Melenicë, ne nderojmë dëshmorët e lirisë, invalidët, nderojmë familjet e dëshmorëve, nderojmë çdo bashkëluftëtarë që ka marrë pjesë në ato beteja, nderojmë sakrificën e jashtëzakonshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë pra të kaluarën dhe marrim energji për të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas njoftimit për media, kreu i vendit ka theksuar se ky bashkim sot i të gjithë njerëzve jo vetëm të Shalës së Bajgores, por është edhe një bashkim i energjive të reja për të respektuar të kaluarën e lavdishme, të shenjtën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Të jeni të bindur përderisa t’i respektojmë ato vlera, vlerat më sublime, më të shenjta që i kemi si vend, si shtet, si shoqëri, pra luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen. Për të ardhmen tonë zhvillimore, për Kosovën në NATO, në Bashkim Evropian dhe raporte të përhershme dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në njoftim thuhet se Thaçi ka theksuar se kur flasim për luftën flitet për luftën e Kosovës, flasim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas komunikatës për media bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi i ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët Amet Haxha, Asllan Cimili, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili, Rrustem Hyseni, Sokol Preteni, Shemsi Istrefi dhe Xhemail Haxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit