LAJMI I FUNDIT:

Mori ryshfet, dënohet me burg dhe gjobë drejtori i një shkolle në Malishevë

Mori ryshfet, dënohet me burg dhe gjobë drejtori i një shkolle në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit I.H. për veprën penale, “Marrjaeryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë sëkëtij aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjete(50) euro, në emër tëkompensimit të viktimave të krimit.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike,i akuzuari,në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018”, thuhet në njoftimin për media.


Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori