LAJMI I FUNDIT:

E huaj në mërgatë, e huaj në vendlindje – reagimi i Gjirës

E huaj në mërgatë, e huaj në vendlindje – reagimi i Gjirës
Foto: Gjira/Instagram

Reperja Gjira Kajtazi, e cila dikur ishte shumë aktive në muzikë, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo nuk ka në plan njëherë për njëherë rikthimin, kjo edhe për faktin se po shijon ditët më të bukura të jetës së saj – ato të shtatzënisë.

Gjira për ata që nuk e kanë njohur, ishte larguar si e vogël nga Kosova bashkë me familjen në Gjermani, vend në të cilin vazhdojnë të jetojnë prej 25 vitesh.


https://www.instagram.com/p/Bv_c0u1nxLN/

Mirëpo duket se kjo jetesë mes dy shteteve ka pasur vështirësitë e veta, kjo pasi sipas reperes, ajo shpesh nuk e ka gjetur veten askund, pasi është quajtur “e huaj” në Gjermani, dhe “e huaj” në shtet të vet.

E lidhur me këtë temë, ka folur në një emision televiziv një nga kushërinjtë e saj, i cili e ka marrë shembull vështirësitë e Gjirës, të cilët janë të barabarta me shumë prej fëmijëve shqiptarë që rriten jashtë vendit.

https://www.instagram.com/p/Bv932j9nbk4/

Të njëjtën deklaratë, Kajtazi e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, teksa në mbishkrimin e videos, ka shkruar se sa të vështirë madje edhe të pamundur, e ka pasur t’iu nënshtrohet normave shqiptare, për shkak të jetesës në Gjermani.

” Pse jemi, si jemi“ me 4 vjet e lash Prishtinen dhe vendosa me jetu ne Gjermani – qe 25 vjet jom „shaci“ – vertet kjo rrugë e jetes time ndo nje here si teater … ose si bollywood … Te Gjith jemi ne kerkim te identitetit …. drama ime personale Qe jom mundu me shpreh edhe ne keng por edhe ne menyren Se si kom vendos ta jetoj jeten time … une per veti e kom pranu qe kurr skom me mujt me ju pershtat „normave shqiptare“ qoft ne treg muzikore, qoft privat … sepse thjesht „jom pa sherr e sdi Politik. “ Po kjo sdo thote qe jom gabim ose njeri i keq … thjesht ja kom mundsu shpirtit tim nje liri te cillen jo shume veta guxojn me ja dhuru … dhuru sepse esht dhurate te cmojsh dhe te duash dhe te pranosh vetveten tende ashtu si je … me vjen mire per respektin nga tezaki im Driton Kajtazi Qe po ashtu e kultivon ket „mindset“ ne Lausanne Te Zvicrres dhe afron nje „troll“ per ta ndertuar nje „shtepi“ ne te cillen mund te ndjehem te pranuar …. Te respektuar – Te dashur pa qen te gjykuar dhe te perqeshur pse ndo nje here zgjedhim vendime „jasht korrnizave“ dhe larg kerkesave te „traditave tona“. Esht e pa mundur me u intigru ne nje vend te huj tu u bazu ne oren e prindrit ton – sepse akrepi i tyre ju esht ndal ne momentin kur e lan vendlindjen ton & u percaktuan per nje jete te re. Mos e kufizoni veten & shfryzoni mundsit Qe ju sjell gurbeti – qoft per edukim, qoft per punesim – qoft ne krijim te families dhe vlerat te cillat deshironi ti mbroni.jetoni jeten te cillen ju deshironi ta jetoni …. nga viti 2019 me shume Respekt & dashuri, Gjira”, ka shkruar rap-artistja në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BwsWExHglBh/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Kalo në kategori