LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet e para të telefonit të ardhshëm nga Google (FOTO)

Shfaqen pamjet e para të telefonit të ardhshëm nga Google (FOTO)

Sikurse Galaxy S10 dhe Galaxy Fold përpara kësaj, Pixel 3a i Google duket se është parë i plotë para zbulimit të tij muajin e ardhshëm.

Të mërkurën në mëngjes, Evan Blass nga VentureBeat postoi një foto me rezolucion të lartë të Pixel 3a, që na jep pamje të qartë në telefonin mesatar.


Pa kamerë të trefishtë, pa sensor të gjurmëve të gishtrinjëve në ekran – Pixel 3a i lë të gjitha përparimet e dizajneve moderne që industria ka adoptuar, në favor të një dizajni klasik që në thelb pasqyron atë të Pixel 3.

Për shkak të rrjedhjeve të ndryshme gjatë disa muajve të fundit (duke përfshirë një nga vetë Google), supozohet se dihet brendësia e Pixel 3a dhe Pixel 3a XL.

Pixel 3a pritet të shfaqë një ekran 5.6 inç me 2,200 x 1,080 rezolucione dhe një Snapdragon 670 CPU, ndërsa Pixel 3a XL do të vijë me një ekran 6 inç në 2,160 x 1,080 dhe një Snapdragon 710 CPU.

Të dy telefonat do të kenë 4GB RAM dhe softuerin Pixel Visual Core.

Google do të lansoj Pixel 3a dhe Pixel 3a XL më 7 maj, që është data e fillimit të Google I / O 2019. /Telegrafi/