LAJMI I FUNDIT:

Kiracovski: Të afërmit e mi do të tërhiqen nga vendet e punës

Kiracovski: Të afërmit e mi do të tërhiqen nga vendet e punës

Sekretari i Përgjithshëm i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Aleksandar Kiracovski sot deklaroi se motra e tij Mirjana Josifovska dhe nëna e bashkëshortes së tij do të tërhiqen nga vendet e punës.

Reagimi i deputetit vjen pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev ndaj funksionarëve të partisë së tij të tërheqin të afërmit e tyre nga vendet e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, të martën Komisioni për parandalimin e korrupsionit në mbledhje e vendosi Kiracovskin në krye të listës me raste për nepotizëm për punësimin e gjyshit të tij Borçe Popovski në ELEM Novaci, dhe motrën e Mirjana Josifovska në Qendrën për regjistër, si dhe nënën e bashkëshortes së Kiracovskit, Meri Popovska, që për Komisionin Anti-korrupsion përbën nepotizëm.


Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)
Lexo po ashtu Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)

“Kërkova tërheqjen e familjarëve të mi nga vendet e punës për të cilat Komisioni Anti-korrupsion gjen indikacione, edhe pse s’kam të drejtë për këtë, për arsye se nuk kam ndikuar te punësimi i tyre. Nga vendi i punës, që s’ka asnjë ndërlidhje me nepotizëm, po tërhiqet edhe motra ime, Mirjana Josifovska dhe nëna e bashkëshortes time. Me vullnet të tyre, si vendim i tyre personal. Privilegjet, partizimi dhe nepotizmi nuk janë vlera të LSDM-së, as të që do të jenë vlera të mia”, tha mes tjerash Kiracovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori