LAJMI I FUNDIT:

Ngritët aktakuzë ndaj inspektorit të komunës së Prizrenit

Ngritët aktakuzë ndaj inspektorit të komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.M., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i akuzuari N.M., në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin përkatësisht për investitorët N.K., dhe S.V.


Në këtë mënyrë, i akuzuari N.M., nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen ”Jeta e re” në rrugën ”Xheladin Hana”, i cili ka pasur leje për ndërtim për shtatë kate (P+B+7) dhe ka ndërtuar një kat pa leje (P+B+8).

Në anën tjetër, ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në rrugën “Rexhep Bajraktari” ndërtimin edhe të tri (3) kateve shtesë pa leje edhe pse leja e ndërtimit ka qenë për dy kate (B+P+2)”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori