Një delegacion i Kosovës mori pjesë në debatin për dhunën seksuale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ishte pjesë e këtij delegacioni, ka përmendur krimet e serbëve në Kosovë, ku mbi 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës 98-99.
Ajo tha se mos ndëshkimi për krime lufte po dominon edhe njëzet vjet pas përfundimit të luftës, pasi asnjë kryerës i këtyre veprave nuk është sjellë para drejtësisë për t’u përballur me dhunën e shkaktuar ndaj grave.
“Mos përfshirja e Kosovës në raportin e OKB-së, tregon se Kosova duhet të jetë më tepër prezent në debate të tilla për të ngritur zërin për ngjarjet e tilla që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Jahjaga.
Fjalimi i plotë:
Është një nder i veçantë të jem pjesë e këtij diskutimi të nivelit të lartë, sidomos duke qenë afër shënimit të 20 vjetorit të Rezolutës 1325. Sot, përderisa ndajmë më krenari të gjitha arritjet tona në këtë fushë, duhet që së bashku, si shtete të botës, të pranojmë se qëllimi ynë ende nuk është arritur.
Pse është e rëndësishme që ende të flasim për gratë, paqen, dhe sigurinë? Sepse shumica e sfidave ende qëndrojnë. Gratë vazhdojnë të jenë targetet kryesore të luftës. Trupat e tyre ende shndërrohen në fushëbeteja. Ato ende vazhdojnë të mbajnë barrën e rëndë të luftës, pasi që kanë përgjegjësinë kryesore të përkujdesjes së fëmijëve, të moshuarve dhe të tjerëve gjatë luftës. Dhe në periudhën pas konfliktit, roli i grave anashkalohet. Ato mbesin jashtë proceseve për ndërtim të paqes, pa zë apo prezencë në tavolinë të bisedimeve. Në luftën në Kosovë, 73% e grave janë prekur nga konflikti, por prapë, ato kanë mbetur jashtë proceseve të shtetit-ndërtimit dhe ndërtimit të paqes.
Sidoqoftë, jam e lumtur të ndaj me ju se ne kemi punuar drejt ndryshimit.
Si një shtet që aspiron anëtarësim në Kombe të Bashkuara, Kosova ka miratuar Planin Nacional të Veprimit për të implementuar Rezolutën 1325. 90% e planit është zbatuar. Tani, Kosova ka marrë një hap më tutje drejt integrimit të Rezolutës 1325, duke e përfshirë atë si shtyllë specifike në Planin e Veprimit për Barazi Gjinore 2019-2022. Kjo praktikë e re duhet të shërbej si model i mirë.
Të nderuar delegatë,
Këtë vit, Kosova shënon 20 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë. Lufta ka shkatërruar jetën e qindra mijëra civilëve, dhe ka detyruar afër një milion qytetarë të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 13,000 civilë janë vrarë, 1,647 janë ende të zhdukur, dhe afërsisht 20,000 gra dhe burra kanë përjetuar dhunë seksuale, si mjet i luftës.
Neve si institucione, na ka marrë afër 17 vite të ofrojmë një formë të kompensimit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gratë aktiviste ishin të zëshme. Ato luftuan heshtjen dhe stigmën shoqërore të këtij krimi jonjerëzorë. Sidoqoftë, ishte rrugë e gjatë drejt njohjes ligjore të këtij krimi të tmerrshëm – krim i cili fatkeqësisht ende nuk njihet nga shteti që e ka kryer atë.
Vitin e kaluar, me përkrahje të UN Women, Kosova ka themeluar komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, i cili ofron kompensim individual. Kjo metodë është duke hapur rrugë të reja në këtë fushë, duke i treguar botës se kur institucionet dhe shoqëria bëhen bashkë, progresi mund të arrihet. Në anën tjetër, na ka treguar edhe se luftimi i stigmës dhe lufta për drejtësi nuk fitohen brenda natës. Ndryshimi kërkon kohë, vizion dhe unitet. Këtu na duhet përkrahja juaj.
E mirëprita raportin vjetor të Sekretarit Gjeneral të OKB-së për dhunën seksuale në konflikt. Por, duhet të pranoj se jam shumë e shqetësuar të shoh se si gjendja e vështirë e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe progresi i Kosovës në ofrimin e kompensimeve individuale për këtë kategori të viktimave të luftës, nuk është përfshirë në raport.
Ne qëndrojmë këtu, se bashku, të zotuar për një botë ku kultura e mosndëshkimit nuk lejohet, dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojmë që zërat e viktimave të përjashtohen, heshtin dhe injorohen. Ne zotohemi se do të vazhdojmë të fuqizojmë të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, dhe të kërkojmë drejtësi për të gjitha ato. Dhe presim që Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Sekretari Gjeneral të bëjnë të njëjtin zotim.
Të dashur miq,
Unë kam takuar qindra të mbijetuara të dhunës seksuale në Kosovë. Një prej tyre është këtu me mua. Ato duan drejtësi. Le të mos i dështojmë përsëri.
Ju faleminderit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri