LAJMI I FUNDIT:

Policët parkojnë veturën në trotuar

Policët parkojnë veturën në trotuar

Disa policë të Kosovës, kanë parkuar veturën zyrtare të PK-së, në trotuar në njërën nga rrugët në Istog.

Parkimi i veturës në trotuar ua ka vështirësuar lëvizjen këmbësoreve.


Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se si vetura e ndalur ka bllokuar tërësisht trotuarin.

Një parkim i tillë, është në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Këmbësorët, shpeshherë përballen me probleme të tilla, ku pjesa e dedikuar për lëvizjen e lirë të tyre është e bllokuar me vetura./Telegrafi/