LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale kërkon arrest shtëpiak edhe për 16 gratë tjera të kthyera nga Siria

Prokuroria Speciale kërkon arrest shtëpiak edhe për 16 gratë tjera të kthyera nga Siria

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak edhe kundër gjashtëmbëdhjetë të pandehurave, V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B.

Një kërkesë e tillë, sipas një njoftimi të Prokurorisë është bërë për shkak të dyshimit për veprat penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës.


Po sipas njoftimit, propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurat është bazuar në nenin 165, paragrafi 2, e nën paragrafi 2.3 dhe 2.4 të KPRK-së, si dhe, nga neni 165, paragrafi 2, nën paragrafi 2.5.3 të KPRK-së.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj dhjetë grave të kthyera nga Siria: V.B, F.D, F.L, N.H, A.Z, V.K, H.K, L.L, S.S dhe M.A duke filluar nga data 23.04.2019 deri me datë 23.05.2019.

Arrest shtëpiak për dhjetë gratë që u kthyen nga Siria
Lexo po ashtu Arrest shtëpiak për dhjetë gratë që u kthyen nga Siria

Ndërkaq, të shtunën në mëngjes, autoritetet e Kosovës, të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë. /Telegrafi/