Samsung Electronics njoftoi sot se kamerat e Galaxy S10 5G kanë marrë vendin e parë në renditjen e kamerave nga DxOMark. DxOMark është një standard i besueshëm i testimit të pavarur për cilësinë e imazhit të kamerës së smartfonëve. Duke përdorur protokolle rigoroze të testimit, DxOMark ju mundëson konsumatorëve një vlerësim të paanshëm dhe të besueshëm për performancën dhe cilësinë e kamerës së smartfonëve.
Aftësitë filmike dhe fotografike të kamerës së pasme të Galaxy S10 5G u renditën në vendin e parë në shkallën e vlerësimit të DxOMark Mobile, duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej 112 pikësh, me 117 në foto dhe 100 në video, pajisja e parë që arriti 100 pikë. Testimi i DxOMark-it pranon që kamera e pasme e Galaxy S10 5G ka një autofokus të shpejtë dhe të saktë, duke kapur foto që kanë një nivel të lartë të ruajtjes së detajit, dhënies së ngjyrave dhe ekspozimit në kushte të ndryshme.
Galaxy S10 5G gjithashtu shënoi vendin e parë në renditjen e Ditchomark Selfie për kamerën e saj ballore me një rezultat të përgjithshëm prej 97 pikësh, duke marrë një rezultat prej 101 në kategorinë e fotografive dhe 90 në kategorinë e videove. Për të vlerësuar performancën e kamerës së Galaxy S10 5G, DxOMark ka testuar ekspozimin dhe kontrastin, ngjyrën, fokusimin automatik, strukturën, zhurmën, blicin, objektet, zmadhimin dhe efektin Bokeh nën kushte të dritës së lehtë, dritës në ambjente të brendshme dhe asaj të shndritshme.
Galaxy S10 5G përmban një aparat fotografik të një niveli profesional me një total prej gjashtë kamerash – dy në pjesën e përparme dhe katër në pjesën e prapme. Kamera e përparme Dual Pixel AF shkrep selfie të një niveli tjetër, dhe kamera e pasme me lente ultra të gjerë, për ata që duan të krijojnë dhe të ndajnë fotografi mahnitëse pa shumë mundim. Galaxy S10 5G gjithashtu përmirëson në mënyrë të ndjeshme kamerën e smartfonit me një njësi përpunimi nervor (NPU), për të ndihmuar në shkrepjen perfekte, duke përfshirë këtu edhe kamerën e thellësisë 3D. Ajo jep informacione të sakta duke matur kohën që një sinjali drite i duhet të arrijë një subjektet për të ofruar efektin bokeh me Live focus video, dhe të matni objektet me Matësin e Shpejtë.
Për më shumë informacion rreth Galaxy S10 5G, vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com, ose www.samsung.com/galaxy. Për më shumë informacion rreth DxOMark Selfie dhe testeve DxOMark Mobile, vizitoni www.dxomark.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City