Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni (BFI) dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup ku kanë dalë me konkluzione për ngjarjet e fundit në këtë institucion, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këto konkluzione janë:
1. Kjo që po ndodh aktualisht me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut është pasojë e mosndëshkimit të personave që morën pjesë në puçin e vitit 2015 kundër BFI-së dhe Kryetarit të saj;
2. Të mos preket autonomia kushtetuese e garantuar e Bashkësive Fetare në RMV, në mënyrë të veçantë e BFI të RMV, dhe puna e tyre të mos kontekstualizohet për përfitime zgjedhore e të tjera, duke ruajtur autonominë e tyre me çdo çmim;
3. Bashkësia Fetare Islame e RMV nuk i njeh Kryetarin dhe Nënkryetarin e Komisionit për Çështje Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
4. Kërkohet që ndaj gjykatëses që ka marrë Vendimin skandaloz të merren masa në kuadër të sistemit gjyqësor;
5. U bëjmë thirrje Qeverisë dhe të gjitha organeve të saj: Larg duart nga Bashkësia Fetare Islame e RMV!
6. Kërkohet ushtrimi i vërtetë i të gjitha pushteteve, jo vetëm i pushtetit ekzekutiv – gjithnjë në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallime fetare, etnike etj.
7. BFI e RMV ka qenë, është dhe do të mbetet në anën e të drejtës, të funksionimit të ligjit, të ruajtjes së qetësisë dhe të paqes në vendin tonë, përtej veprimeve të dyshimta, kokë më vete, ose të organizuara, të cilat e pengojnë punën e rregullt të institucioneve tona, në veçanti të BFI të RMV, si Bashkësi Fetare e më shumë popujve që jetojnë në RMV.
Ka disa ngjarje ndërkohë në BFI. Deri tani me qëndrim kanë dalë parti politike, gjykata, institucione dhe palët e përfshira në këtë mes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj